Pas një pritjeje 2-vjeçare, sezoni i festivaleve është rikthyer dhe bashkë me të vijnë edhe trendet e modës dhe bukurisë. Coachella, duke qenë një nga festivalet më të mëdha muzikore, ka dëshmuar edhe një herë se është festivali i modës eksperimentuese.
Të pranishmit, të famshmit dhe interpretuesit shfrytëzuan rastin për të nxjerrë në pah grimin dhe modelet e flokëve më eksperimentale, kreative dhe lozonjare dhe nuk zhgënjyen. Disa nga pamjet më të mira të Coachella 2022 përfshijnë disa rikthime të trendeve të dikurshme, si bizhuteritë e fytyrës dhe grimi me shkëlqim – por edhe një sërë tendencash të sapokrijuara.
Më poshtë disa nga tendencat e bukurisë që kemi parë në Coachella, të cilat me siguri do të shërbejnë si frymëzim për këtë verë.
Gërshetat e vegjël

Gurët me ngjyra

Bishtat me ‘gjemba’

Topuzet ‘hapësinore’

Bishtalecat me gërsheta
