• |
ide | kryesore

Arrestohet “makthi” i banorëve të Kuçovës, hajduti futej në aksion natën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa vjedhjeve të kryera në banesat e Kuçovës, efektivët kanë arrestuar mbrëmjen e sotme autorin 40-vjeçar Alvaro Jani Merka. Vjedhjet janë kryer të gjitha në muajin prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryhej gjatë natës, nëpërmjet shqyerjes së dyerve kryesore të banesave. Merka është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë së banesave ku edhe ka kryer vjedhjet dhe mbrëmjen e sotme ka rënë në prangat e policisë.

Vetëm gjatë muajit prill 2022 ai ka vjedhur 3 banesat e shtetasve: Agim Qorraj,Fatmir Minxhq dhe Nikollaq Ndina,të treja në lagje të ndryshme të qytetit të Kuçovës. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 40-vjeçari ishte i mirë informuar për sendet me vlerë dhe bizhuteritë që ndodheshin në banesat ku hynte për të kryer vjedhjet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *