• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti, arrestohet 30-vjeçari në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Fier i cili qëlloi në drejtim të një automjeti të parkuar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Andrea Martin Çrraga është arrestuar nga blutë e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim sepse qëlloi me armë në drejtim të makinës së 64-vjeçarit M.S, pas një konflikti mes tyre një natë më parë. Policia u vu në ndjekje të autorit i cili duke përfituar nga errësira ka arritur të fshihej në pyll dhe të strehohej më pas në një banesë të pabanuar të një familjari të tij. Pas ndjekjes u bë e mundur ditën e sotme kapja e tij dhe gjetja e armës me të cilën ka gjuajtur 30-vjeçari.

30-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim,  u vu në pranga për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *