• |
ide | kryesore

Kufizime për ministrat, Rama u ndalon takimet me biznesmenë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata s’mund të pranojnë bileta të paguara nga persona dhe kompani private apo të frekuentojnë bare e restorante gjatë ditëve të punës.

Në mënyrë specifike ministrave iu ndalohet bixhozi: Ata nuk duhet të hyjnë në asnjë ambient lojërash fati.

Po ashtu ata duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse anëtari i kabinetit do të bëjë një nga këto shkelje, ose duhet të kërkojë ndjesë publike ose do shkarkohet menjëherë nga detyra.

Rregullat e paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, dhe të miratuara në shtator të vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave kanë hyrë në fuqi të premten e 29 prillit.

“Kodi i Ri Etik” lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara.

Ministrat do të ndalohen tashmë ligjërisht të udhëtojnë me “Bussines Class” brenda Europës, të përdorin sallën VIP të aeroportit apo makinën e punës për familjarët në momentin që nuk janë vetë të pranishëm.

Kryeministri ka ndaluar dhe organizimin e festave për personelin me fondet e buxhetit apo pushimet jashtë vendit. Frekuentimi i bareve dhe restoranteve do të lejohet gjatë pushimeve zyrtare vetëm në rast të eventeve familjare dhe shoqërore, apo aktivitete që lidhen me punën dhe që është marrë leje.

Të gjitha dhuratat që marrin ministrat do të përdoren si dekor për zyrën ose të dorëzohen në kryeministri.

Edhe punonjësit e administratës ndalohen që të bëjnë veprime jo etike dhe të ekzagjeruar në bare e restorante, të frekuentojë ambiente të padenja, të takohen me grupe interesi, apo të publikojë në rrjete sociale video dhe foto të papërshtatshme të ambientit të punës./ Euronews



36 Comments

  1. Shume mire e ben ne zbatim te ligjit per nenpunesin publik parashikohen ketoo lloj rregullash , kjo duhej bere akoma me perpara madje 👏👏👏

      1. O patronazhist.o kerme e ndyre.keta vjedhin dit e nate e ti thua bravo.ju vetem njerez nuk jeni.nga shqiperia debohen cdo vit 50mije te rinj,si po pasoje e krimeve qe ben ky sekt satanik.

  2. Ska pse te takohem me biznesme qofte per qef apo per pune , nese duan te investojne biznesmenet le ta bejne ne baze te ligjit sic e bejne te gjithe 👏👏👏

    1. Biznesmenet duhet ti marrin tenderat me aftesi dhe jo me dreka e darka me politikane. Nje veprim shum i mire per ti parandaluar keto gjera

  3. Eshte dicka shume e mire sepse ne kete menyre nuk ka as probleme me ligjin as me portalet tek te cilat mund te dalin skandale

  4. Mbikeqyrja eshte gjeja me e mire qe duhet bere sepse duhen mbajtur ne kontroll puna e tyre dhe takimet e tyre me qellim qe te mos kete asnje lloj ngatrese

    1. O shal njgjitur e shal gjat po mjaft u talle o idjot po kaq injorant paske qene po edhe korupsioni ka nje kufi.
      Te fala ta ben O. F. L ja sa eshte pazari tani mo 50 me 50 o pika e mashtrusit ordiner.

  5. Ligji e parashikon kete gje kshuqe shume mire ka bere qe te mund te parandaloje cdo lloj korrupsioni ose mashtrimi 👏👏👏

  6. Ka bere gjene e duhur sepse ministeat duhet te jene te paret qe duhet ti respektojne rregullat e qarkullimit dhe jo vetem

  7. Mbikqyrja, vendosja e nje rregulli, do sjelli paqe dhe nje shembull shum te mire per te gjithe ne te tjeret. Rama mir ben qe iua mbledh rripin qe te jen dhe me produktiv ne detyrat e rendesishme qe kan per popullin

  8. Kjo tradite korruptive 30 vjecare do te vazhdoje, por takimet, dhuratat e zarfat do te jepen neper vila me shoferet apo “korrieret” e besuar.

    Etika nuk ka asgje te perbashket me gjuhen dhe sjelljen e politikaneve shqiptare, ndaj jemi vendi me i korruptuar ne rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *