• |
ide | kryesore

Padi për “shpifje”, Rama kërkon 1 milion lekë nga ish drejtoresha e Tatimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, aktualisht nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim është “shënjestra” më e fundit e kryeministrit Edi Rama në listën e padive të tij për “shpifje”.

Padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër asaj që kur drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e nderoi me çmimin “Bleta e artë”, është depozituar në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Burime pranë Gjykatës bënë me dije për A2 së në padi kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë prej saj.

Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Prej vitit 2018, kur u zotua për të mos kursyer paditë për shpifjet kundër tij, Rama ka depozituar më shumë se 20 padi në Gjykatën e Tiranës, me palë të paditur kundërshtarët e tij politikë.

Deri më tani ai ka fituar një përballje me Sali Berishën dhe ato me Jorida Tabakun e Arben Imanin, ndërsa paditë e tjera janë ende në shqyrtim.



15 Comments

  1. Paska perfunduar keq palloshi . E dime shume mire qe eshte nje farse e paracaktuar . Une per kete Shehajn nuk kam ndonje simpati por ne nje emision televiziv pash se profesionin e saj e njifte mire , ishte e pregatitur dhe fliste me baza . Pallosh na thuaj pse kur ishe ne opozite i humbe te gjitha gjyqet dhe tani i fiton te gjitha ?

  2. po ik o gjigand cmerresh me kete letyren, keto jane nga ato gabimet e tua po leri te zhtyen mos i nxirr ne siperfaqe

  3. Cfare problemi ka ketu…T’rras n’burg!
    Rama eshte qelbesire por kjo eshte nje njeri i ndyte.
    Kush eshte ai qe mund ta votoje kete baxhelle pas asaj qe i beri biznesit ne 2014..
    Me pak fjale Mut & mut

  4. Kryemashtruesi Rama me 20 padi tregon se ka ne dore “drejtesine e re”, e cila nuk hedh asnje hap per perfshirjen e KM dhe shegertit te tij, Agaci, per tokat ne bregdet apo per inceneratoret. Edhe kur i pelcet skandali fsheh bashkefajtoret dhe vazhdon t’i paguaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *