• |
ide | kryesore

Konfirmon Zelensky: 344 persona janë evakuuar nga Mariupol

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se 344 persona janë evakuuar nga Mariupol dhe rrethinat e Zaporzhzhia të mërkurën.

“Unë u jam mirënjohës të gjithë atyre që e bëjnë operacionin e evakuimit të suksesshëm”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim për të evakuuar ata që mbeten në Mariupol.

“Ne jemi duke negociuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të shpëtojmë njerëz nga Azovstal, nga Mariupol. Ka ende civilë, gra, fëmijë. Ne kemi nevojë për një armëpushim të vazhdueshëm për t’i shpëtuar ata”, tha ai.

Kujtojmë se fabrika e çelikut Azovstal është e vetmja pjesë e qytetit që nuk është marrë nga kontrolli i rusëve. Atje janë duke u zhvilluar beteja të ashpra mes ushtrisë vendase dhe asaj armike dhe sipas raportimeve bëhet fjalë se kanë humbur jetën shumë persona, mes tyre edhe civilë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *