• |
ide | kryesore

Pika e parë për Vanolin: ndalet Vllaznia, por Dinamo një ndeshje nga rënia

-Instant, Sport



Pas gjashtë humbje radhazi në gjashtë ndeshjet si trajner i Dinamos, Rodolfo Vanoli arrin të provojë pikën e parë në Superiore, duke ndalur 0-0 Vllazninë, një rezultat që natyrisht nuk është se e ndihmon shumë ‘nëndetësen’, 10 pikë nga zona e playout me 12 pikë të mbetura në lojë. Shkodranët falin Kukësin, duke dështuar ti shkëputen në renditjen që vlen Europën, megjithëse me golavarazh kuqeblutë qendrojnë para të besuarve të Longos me 46 pikë. Reklamojnë dy episode në disfavor kuqeblutë, që në fund të pjesës së parë kërkuan dy herë penallti: fillimisht në përplasjen mes Gurishtës e Mijës, me Latën që mori udhëzimin nga VAR për të vazhduar lojën e, më pas, në prekjen me dorë të Imamit që la përsëri indiferent VAR, me arbitrin që as nuk shkoi t’i shikonte pamjet.

Dinamo, seria e humbjeve të të cilës ishte 7 radhazi, shpresoi të përfitonte nga humbja e Egnatias dhe bëri presion ndaj shkodranëve duke rrezikuar me Haxhiun në minutën e 7’ e me anësorin tepër aktiv në pjesën e parë, pavarësisht se nuk arriti të kalonte në asnjë moment Zogovic. Vllaznia tentoi ti jepte vazhdimësi rezultateve, pas fitores së parë me Plorin në pankinë, por Aralica e të tjerët u përplasën te Simoni efikas në minutën e 14 dhe në të 29 ndaj Da Silvas.

Pjesa e dytë ishte më e kontrolluar, por kishte nga një mundësi të mirë për secilin ekip. Në të 50’ Aralicës i doli topi në zonë, por Simoni e ndaloi me Hoxhajn që nuk e shtyu dot në rrjetë. Vendimtar edhe Zogovic në të 56’ kur devijoi në kënd goditjen e Reginaldos. Vllaznia është e katërta, me pikë të barabarta me Kukësin (46), ndërsa vendi i tretë i Partizanit është tre pikë larg. Për Dinamon, nëse nuk fiton ndeshjen direkte me Skënderbeun me të cilët ndan pikët (24), rënia do të jetë matematike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *