• |
ide | kryesore

Vdekja e dyshimtë në komisariat/ Ilir Meta: Tragjedi e pajustifikueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me vdekjen e dyshimtë të një 31-vjeçari në Komisariatin e Kavajës.

Meta e quan një tragjedi të pajustifikueshme dhe kërkon hetim të plotë.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!” shprehet Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *