• |
ide | kryesore

I kërkoi marrëdhënie seksuale 15-vjeçares, gjykata e Lezhës lë në burg 44-vjeçarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “arrest ne burg”, për 44-vjeçarin Kristjan Gjoni i cili u arrestua një ditë më parë pasi u shfaqën videot në një emision televiziv ku kërkonte të kryente veprime të turpshme me një 15-vjeçare. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 45-vjeçari është shprehur i penduar, ndërsa ndaj tij janë ngritur akuzat “ngacmim seksual” dhe “veprime te turpshme”.

Gjoni u fut në kurth nga një gazetare e një emisioni investigativ. Ajo u shtir si 15-vjecare ndërsa 44-vjeçari tentoi të përfitonte prej saj, pavarësisht se i thoshte se ishte e mitur. Nuk hezitoi që edhe të udhëtonte disa herë për ta takuar derisa në një moment, gazetarja i tha se “15 vjecarja nuk ekziston” ndërsa Gjoni kërkoi falje dhe u largua me shpejtësi.



1 Comment

  1. E forta se kur e pa kurthin qe ishin futur, filloi duke bo si rob i mire dhe po ikerkonte falje asaj gazetares,dhe sapo doli dhe u largua nga kamerat filloi kercenimet ndaj saj. Respekte per gazetaren se ishte e papame dhe e guximshme.Pa dyshim dhe per Flor gjigandin. O Flor me ate emision qe ben,ke pushtet ne dore tani, shfrytezoje per te miren e popullit.Sic bere duke mbrojt Vjosen, tani radha per te mbrojt Butrintin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *