• |
ide | kryesore

U arrestuan për lëndë narkotike, dy prej tyre kishin pērdhunuar një 15-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, të cilëve iu janë sekuestruar kokainë dhe tritol. Dy prej tyre dyshohet, gjithashtu, se kanë përdhunuar një 15-vjeçare. Në pranga ranë shtetasit Indrit Puka, 20 vjeç, Armando Gega,19 vjeç dhe Klevisian Toni, 20 vjeç. Ndërkohë është shpallur në kërkim një 16-vjeçar në banesën e të cilit u gjet lënda narkotike dhe dyshohet se u krye abuzimi sekual me të miturën.
Dy autorët e dyshuar të përdhunimit jane Indrit Puka dhe Armando Gega. Sipas policisë, dy të rinjtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e mitur. Ajo është paraqitur në Komisariat dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza. Po ashtu kanë gjetur edhe 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *