• |
ide | kryesore

Vendosi tritol në pallatin që ndërtonte biznesmeni Gjoka, gjykata jep vendimin për të riun nga Kruja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një përson tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosën një sasi eksplozivi, në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëvë, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjyqtari dha dënimin maksmimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetem 4 vite në qeli. Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *