• |
ide | kryesore

Kadilli: PD ende e përçarë, përballë Berishës nuk ka garë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatbardh Kadilli ka renditur edhe njëherë tjetër të gjitha arsyet që e ‘ndalojnë’ të kandidojë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e Lirë”, Kadilli tha se 22 maji sipas tij nuk është garë. Ai shtoi se aty kandidon Berisha dhe ndoshta ndonjë person tjetër, por që rend pas ish-kryeministrit.

“Partia është e përçarë. Nuk jam i asaj që thuhet se vota sjell bashkimin, pasi vota po thellon çarjen. Mjafton të shikoni retorikën, deklaratat dhe akuzat. Partia është në një konflikt, kemi një bazë partie e cila nuk u bë pjesë e asnjë procesi.

Kemi një grup parlamentar që nuk po bën aspak politikë. Më saktë në zgjedhjet e 6 marsit mësuam se ka 3 pjesë: një që mbështeti Berishën, një kandidatët e Bashës dhe një e tretë që qëndroi në shtëpi, pra nuk votoi.

Në 22 maj kemi zgjedhjen e kryetarit, por nuk është garë e vërtetë, pasi rreshti është i Berishës. Nuk mund të bësh as ballafaqim politik. Berisha u nxitua me procesin, e bëri shumë shpejt të gjithë procesin zgjedhor, madje më shpejt edhe se Basha në garën e qershorit 2021” – tha Kadilli.

Kadilli tha se nuk votoi për Edi Palokën si kryetar të KK për shkak të një prej deklaratave të vetë Palokës. Sipas Kadillit, fakti që Paloka ka treguar më herët se ka manipuluar votat, ka bërë që ai të mos i besonte më.

“Jam i votuar nga delegatët për Këshillin Kombëtar. Sot ne votuam për kryetarin e Këshillit Kombëtar. Edi Paloka ka deklaruar hapur se ka futur duart në procesin zgjedhor në qershor 2021 dhe unë kam votuar për kandidaturën e zonjës Qirici,” – tha Kadilli. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. Ore cfare kerkon ti?! Deshiron qe te fitosh atehere futu ne gare, s’te pengon njeri, ju te pavotuarit, as nuk doni qe te behet gare dhe as nuk lejon te tjeret qe te marrin pjese ne gare cfare non-sence. Ju thjeshte jeni ca oturake qe beni llallalla, qe s’keni mbeshtetje dhe as vota. Gara eshte konkurim ku nuk e percakton ti, kundershtarin por kur s’ke mbeshtetje, s’ke vota na tregoni perralla me mbret, s’keni turp e cipe burra baxhella, nese ke vota, pra mbeshtetje fiton, ne te kundert shko tek 36 anonimet e Shul Braves, o doktor Adhamudhi, KAQ!

  1. Epo nese ska gare dhe e ndjen se nuk fiton para tij, trus bythen e rri. Nuk fitohet gara duke i thene tjetrit mos garo ti qe te garoj une. Futu ne gare, edhe nese humb po ama shpalos platformen tende, mbase bind njerezit dhe ku i dihet fiton. Nuk kapet llotaria pa blere bilete o Kadillak😜.

  2. Ore cfare kerkon ti?! Deshiron qe te fitosh atehere futu ne gare, s’te pengon njeri, ju te pavotuarit, as nuk doni qe te behet gare dhe as nuk lejon te tjeret qe te marrin pjese ne gare cfare non-sence. Ju thjeshte jeni ca oturake qe beni llallalla, qe s’keni mbeshtetje dhe as vota. Gara eshte konkurim ku nuk e percakton ti, kundershtarin por kur s’ke mbeshtetje, s’ke vota na tregoni perralla me mbret, s’keni turp e cipe burra baxhella, nese ke vota, pra mbeshtetje fiton, ne te kundert shko tek 36 anonimet e Shul Braves, o doktor Adhamudhi, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *