• |
ide | kryesore

Pronarët e kazinosë mbyllin brenda inspektorët, ndërhyjnë zjarrfikësit për të shpërthyer derën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e “Selvisë” pranë qendrës së Tiranës. Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente. Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje. Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendgjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve.



1 Comment

  1. Turp per policine e shtetit! Policia e mbante gjithe ate kazino te paligjshme. Ku ishte policia qe vijne ata te ministrise financave u kapin kazinon ne mes te komisariatit 4?! Ku eshte gledis nano pse nuk reagon? Ky eshte skandal, pronaret e kazinos kane qene te mbrojtur nga policia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *