• |
ide | kryesore

Armë e drogë në banesë, arrestohet 49-vjeçari nga Fieri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka arrestuar një 49-vjeçar të cilit i gjetën në banesë “një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë”.

“Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Fier

Vijojnë kontrollet masive të territorit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Continuance”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, me mbështetjen e Njësisë Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe armë gjahu.

Është vënë në pranga 49-vjeçari që posedonte drogën dhe armët.

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte armë zjarri e drogë, si dhe dyshohej se po përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Fierit ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Continuance”.

Në kuadër të operacionit, falë veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 49 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë me mulli), një armë gjahu, municion luftarak dhe tri qese me lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje, me peshë rreth 1.3 kilogramë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *