• |
ide | kryesore

Autoritetet e sigurisë në gatishmëri/ Inteligjenca gjermane pret aktivitete pro-ruse më 9 maj

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Shërbimi i brendshëm i inteligjencës gjermane pret aktivitete pro-ruse në mbarë vendin të hënën, më 9 maj, ditë kjo kur Rusia tradicionalisht përkujton fitoren e ushtrisë sovjetike ndaj Gjermanisë naziste.

Kjo është “një datë ideale për t’u shfrytëzuar për propagandën ruse”, tha presidenti i agjencisë së brendshme të inteligjencës gjermane, Thomas Haldenwang, për edicionin e së dielës të gazetës Die Welt të parë paraprakisht nga agjencia dpa.

“Në këtë ditë, aktivitete pro-ruse si parada me makina dhe demonstrata priten në të gjithë Gjermaninë, ndoshta duke treguar edhe simbolin “Z” të ushtrisë pushtuese ruse në Ukrainë”, tha Haldenwang.

Përdorimi i shkronjës “Z” si simbol konsiderohet një shenjë miratimi për luftën ruse.

Autoritetet e sigurisë në shtetet federale po përgatiten gjithashtu për demonstrata dhe aktivitete pro-ruse.

Sipas informacioneve nga shtetet federale, nuk ka indikacione për një gatishmëri të shtuar për të ushtruar dhunë nga ana e demonstruesve pro-rusë.

“Askush nuk duhet të deklarojë solidaritet me sundimin kriminal të presidentit rus, Vladimir Putin”, tha ministri i Financave Christian Lindner në edicionin e së shtunës të gazetës Neue Osnabrücker Zeitung.

Të dielën, disa vende përkujtojnë dorëzimin pa kushte të “Wehrmacht-it” gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe çlirimin e Evropës nga nazizmi.

REL

 



1 Comment

  1. Patjetër që po sepse ishin rusët që i pushtuan dhe i mundën.

    Britanikët dëshironin të mundej gjermania, në fakt lufta solli zhvillime që ndryshuan komplet botën. Tani ankohen pse rusët, po vetë i fuqizuan? Edhe ukrainën vetë ja cuan në tavë. E futën në luftë dhe e lanë në baltë. Sepse qëllimi është të dobësohet rusia gjoja që të bëjnë deal të ri me rusët. jo të ketë një ukrainë të pavarur bla bla bla… rusët kanë luftën tek porta dhe amerika i çon marrëveshjen e re , me kushte të reja…
    Po kot ankohen se vetë e duan rusine si partner . amerikanët duan deal tjetër. Ndersa europianët të rrinë si mut sepse janë aq të.lirë sa u lë amerika hapësirë. Mos të ankohen kot për protesta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *