• |
ide | kryesore

Qiriri djeg banesën në Memaliaj, zjarrfikësit shpëtojnë 4 anëtarët e familjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një banesë është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen 5 të Memaliaj. Shtëpia është në pronësi të Fatmir Shehut. Flakët kanë përfshirë tërë banesën e është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve në mënyrë që të shuhet zjarri. Shërbimet zjarrfikëse kanë shpëtuar katër pjesëtarët e familjes Shehu, njëri prej të cilëve ka pësuar djegie të lehta.

Të katërt janë shoqëruar në Spitalin e Tepelenës për ndihmë mjekësore. Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjesëtar i familjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *