• |
ide | kryesore

Rama sulmon sërish SPAK-un: Me shpejtësi të rrufeshme bllokoi Ardian Dvoranin, kampionin e anti-korrupsionit nga SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Njësoj si në Kongres, edhe në Asamblenë e PS-së, kyeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un. Ai tha se SPAK po heton Ardian Dvoranin, që është shpallur kampion i anti-korrupsionit nga SHBA. 

“Jam në pritje që SPAK të bëjë disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend, mbase do kisha qenë unë që do kisha bërë denoncimin sot.

Por nuk kam se si t’ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike, kur shoh që balanca, jo në aspektin politik, por në aspektin e të drejtës është ende shumë e shtrembëruar.

Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një shembull tjetër.

A e dini ju që SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshme për të vepruar minutë për minutë, që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit, si një ndër kampionët në luftën globale kundër korrupsionit, që të mos e lejonte të hynte në proces për t’u promovuar si gjykatës.

A thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë ose javë do të largohet nga zyra e presidentit?

Nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurrueshëm, sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vetingu do ishin sot në burg?

Kampioni i anti-korrupsionit nga Sekretari i Shtetit është futur në hetim për shkak të një denoncimi nga Ilir Meta, që gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK.

Po e them sot që jam gjithmonë e më i paduruar përballë faktit që ata që e nxinë totalisht Shqipërinë, e bënë një vend ku pandëshkueshmëria u bë simbol, janë sot të paprekur. Të gjithë. Dhe me një lehtësi të hatashme, SPAK-u bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin që jeton në një apartament të para viteve 90,” tha Rama.



19 Comments

    1. Dvorani ka qene dhe eshte vegla e jote dhe e Ilirit,! Kampion te antikorrupsionit e shpalli Sorosi me bashkjetuesen e Bledi Cucit o fantazem!

  1. Z Rama ka te drejte qe ka permendur SPAK sepse duhet te bejne punen e tyre pa dallime dhe mbajtje krahesh politik .

  2. Sot per sot besueshmeria me e larte e drejtimit me dinjitet te shqipetareve…SPAKU duhet te degjoje thirrjen e z.Kryeministrit!

  3. SPAK-u duhet te reflektoje dhe te filloje te marre masat ne fillim per njerezit si puna e non grades,pastaj tek likja e keshtu me radhe!

  4. Ajo qe kerkon populli nga spaku eshte te hetoje meten dhe ta nxjerri para drejtesise te marre denimin qe meriton per te keqijat qe i ka sjelle ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *