• |
ide | kryesore

“Ukraina e lirë”/ Protestuesit polakë sulmojnë me bojë të kuqe ambasadorin rus

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev është gjuajtur me bojë të kuqe teksa ai përpiqej të shkonte te memoriali i ushtarëve rusë, në ditën e fitores kundër nazizmit. Gjatë rrugës për në ceremoninë që mbahej në Varshavë, Andreev u përplas me disa protestues. Protestuesit polakë e ndaluan ambasadorin rus përpara se ai të hynte në varreza dhe e qëlluan me bojë dhe objekte të tjera.

Ne duar tubuesit mbanin flamurin e Ukrainës dhe bërtisnin drejt përfaqësuesit rus thirrjet: “fashist” “Ukraina e lirë”, “Ndal luftës”. Për shkak të incidentit delegacioni rus nuk mundi të hynte te varrezat e ushtarëve rusë dhe u shoqërua jashtë zonës së rrezikut me ndihmën e autoriteteve policore.



2 Comments

  1. Kurse ne Tirane vjen miku i hajdutit dhe armiku i shqiptareve Vupiç, e asnjeri nuk ndihet! Si shkuante nje fejtonist para ca kohesh; te me fale se nuk me kujtohet emri (megjihtese nuk eshte emer i pa njohur) Ku vinte ne dukje te si shqiptare te metat tona… sidomos per patriotizmin e vaket qe kemi si popull, dhe nenshtrimin, per dhunen qe pranojme prej vetesh nga banda hajdute, kesaj i shtohet edhe tradhetia e qenit llull! …Nesje.. miku e mbyllte kritiken ne forme satirike duke thene se: Popull ma trim e ma krenar nuk njeh nuk njeh bota; Me plaçka te evdekmish na vesh evropa! ……………….Si ju duket,,,?

  2. Keto pamje,mund t;i shikojme ne Poloni,apo edhe ne vende te tjera,por asnjehere e Albanistan.Edhe nje studente,dikur,hodhi mbi floket e nje ministreje,nje salc domateje,qe vete ministrja,ja kishte sugjeruar,si te preferuar,prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *