• |
ide | kryesore

“Çdo ditë një skandal i ri”/ Berisha: U morën 7 mln euro për festa e ahengje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë një deklarate për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi një tjetër shkelje të qeverisë. Sipas ish-kryeqeveritarit nga fondi i emergjencës janë marrë 7 milionë euro për festa e ahengje nga ministrat dhe kryetarët e bashkisë.

“Çdo ditë del një skandal. Është ndërhyrë në buxhetin e shtetit, për të krijuar fonde të rezistencës sociale thotë, por çfarë na del? Na del fondi i ahengjeve sociale, i orgjive sociale, a mund të imagjinoni ju që nga fondi i emergjencës, të merren 7 milionë euro vetëm për festa dhe ahengje të bashkisë dhe ministres së kulturës, të tjerët vazhdojnë marrin bukën me listë”, tha ai.

Lideri historik i demokratëve shtoi më tej se kjo është e dënueshme me çdo ligj të vendit, pasi fondi nga taksat e qytetarëve përdoret vetëm në emergjenca.



2 Comments

  1. Ne fakt, ato qe nuk e besojne kete jane idiote. Te flitej per ndoshta qeverine e Suedise, edhe sdo e besoja megjithese edhe per qeverine me te mire ne bote do kisha nje fije rezerve, por nese ka gje normale ne kete qeveri anormale, eshte vetem VJEDHJA! Kshu, qe megjithese sdua ta besoj se kjo qeveri kishte cmimin e nje km asflat 25 milion euro, por ja qe rezultoi e vertete. Si thua, je idiot ta besosh nje te vertete?

    Marte partia nga ditet e dua shoku sufllaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *