• |
ide | kryesore

Vuçiç: “Ne do t’i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike”

-Instant, Arkiva, Kryesore

Nuk ka më dyshime se kush e pengoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Sebrenicë. Atë e ka thënë vetë presidenti serb me gojën e tij. Pasi Edi Rama i gjendur në një pozitë shumë të vështirë u mundua të justifikohej me “non gratat” dhe “letrat e katranit”, Lapsi.al hapi arkivat për të kërkuar se çka thënë Aleksandar Vuçiç në momentin kur parlamenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi vendosën të dënojnë genocidin në Sebrenicë. Në 17 qershor 2021, parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Sebrenicës, ndërsa korrikun e vjetshëm, parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë kundër asaj që Mlladiç dhe Karaxhiç bënë në 1995, duke shfarrosur 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë.

Lexo me tej:


Socialistët votojnë kundër njohjes së genocidit serb në Sebrenicë

Interesant është të shihet deklarata e presidentit Vuçiç pas ketyre dy rezolutave që gjendet ende edhe në faqen e Radios Evropa e Lirë: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit korrikun e shkuar. (video më poshtë)

Nuk kaloi më pak sesa një vit dhe vullnetin e Vuçiçit e dëshmuan deputetët socialistë që rrëzuan këtë të enjte, me shumicë, draft- rezolutën që edhe Shqipëria ta dënonte këtë genocid.

Ndoshta ky mund të qe edhe një përkim i rastësishëm sikur sinkronizimi i veprimeve mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb të përfundonte këtu. Por jo, rastësitë janë bërë pak si tepër për të vazhduar të konsiderohen si të tilla.

Edi Rama ka kritikuar mbarë klasën politike të Kosovës (Albin Kurtin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Isa Mustafën) duke qëndruar në krah të Vuçiçit.

Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës

Ai ka shkuar edhe më tej duke u bërë i vetmi lider i rajonit që për mos përparimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka fajësuar palën shqiptare duke e akuzuar se ajo e përdor atë për qëllime të politikës së brendëshme.

Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës

Ai e minimizoi vendimin e mikut të tij politik për të mos i vënë sanksione Rusisë pas agresionit në Ukrainë, duke i mëshuar faktit se Serbia votoi në OKB kundër ndërhyrjes ushtarake.

Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall

Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Edhe tani kryeministri shqiptar u rrek ta justifikojë aleancën e tij me Vuçiçin me lojra fjalësh si “lojë e ulët” e “katranit me bojë”, “që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik”.

Në fakt ky votim i shumicës socialiste në parlament, nuk e bën Shqipërinë vetëm pjesë të botës serbe, por ai krijon një hendek të thellë ndarës edhe me Kosovën, që ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër. Lapsi.al ka raportuar se në korrikun e shkuar deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan rezolutën për dënimin e gjenocidit në Sebrenicë në Bosnje e Hercegovinë. Ajo u iniciua nga koalicioni boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Vakat, por edhe aty, sipas urdhërit të Vuçiçit, deputetët e Listës Serbe në pamundësi për ta ndalur votimin, bojkotuan seancën.

Andi Bushati: Loja e rrezikshme e Berishës me “genocidin serb”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti atëhere tha se miratimi i rezolutës për Sebrenicën është një “veprim fisnik dhe i duhur”. “Ata që nuk e pranojnë fajin e nuk kërkojnë falje, thellë në zemër besojnë se kanë pasur të drejtë”, tha Kurti.

Ndërsa Edi Rama është mjaftuar vetëm me sharjet ndaj Berishës, por nuk është angazhuar as vetë për një nismë të tillë duke lënë në fuqi frazën e Vuçiçit: “Do t’i pengojmë rezoluta të ngjashme në parlamentet mike”.

©Lapsi.al

32 Comments

  1. Nese dikush mendon ende se rilindasit e sotem nuk jane i njejti brume me komunistet e djeshem eshte naiv (thene me bute se ndonje fjale tjeter)

    1. thuaje troç keta pidhropsh te kuq ngelen antishqiptar jet e mot . duhen shfarosur nje ore e me pare se na degjeneruan . mire me serbet por do tja degjoni krismen edhe me detin ne jug . paraprakisht deti eshte shitur por mungon vetem gjyqi fopmal . Keta jane antishqiptaret me te ndyre , per parti(pushtet) dhe para keta vrasin non e bab

  2. Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret. Berisha është një nga vrasësit e Srberbenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Milloshevici. Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.Shpellkari ne qytet Kombi ne rrezik

    1. Kur baxhellat komuniste pjellin kelysha sllav si ti, athere kombi eshte ne rrezik. Prandaj duhet tju qish robt nje minute e me pare spermes tuaj Popovic-e.

    2. Kjo puna e kontrabandes me nafte ta shpif. Me lejoni t’ju kujtoj se nuk mbahet ushtria me kanoçe e bidona 5 e 10 litrorsh sic transportohej nga liqeni i shkodres per ne Malin e zi! Nuk ka pasur maune qe kane kaluar me nafte ne ate kohe por ka pasur kontrabande te vogel ne permasa per ta ngopur nje ushtri!

  3. Kjo parti qe votoi kunder rezolutes ne kohen qe quhej Partia Komuniste e pastaj Partie e Punes ka
    kryer krime po aq te tmerrshme sa te Serbrenices mbi popullin shqiptar. Mjafton te kujtojme
    vdekjen e 300 femijeve ne kampinn e shfarosjes ne Tepelene te cilet pasi i kane varrosur ne
    reren e lumit Vjosa, me ngritjen e shtratit pas shirave i ka marre me vete dhe ua ka derguar peshqve
    ne det. Dhe kurre nuk kerkuan falje, kurre nuk shfaqen shenja te nje pendese per keto krime
    monsruoze qe do ua kishin zili edhe kriminelet naziste te kampeve te Aushvicit e Mathauzenit.

    1. Shkrimi eshte shume i sakte, pervecse ne piken kur thote “deputetet shqiptare”. Ai grup ne parlament, nu eshte gje tjeter vecse nje grumbull hardhucash qe e shohin Ramen si hardhucat diellin dhe dalin sic jane ne te vertete njelloj si hadhucat ne diell. Dhe ne fakt kane te drejte. Jane qenje pa dinjitet qe mendojne vetem ku te zhgrapin dicka me lejen e mbretit diell.

  4. Rama dhe Vucic jane faqe te se njejtes medalje. Po te kishin mundesi te dy do zbatonin genocide pasi kane natyre skizofreni narcizit.

    1. E keqja e Shqiperise nuk eshte Sali Shpella si edhe nje pjese e shpellareve qe nuk kane permbyllur metamorfozen per t’u klasifikuar humane, por edhe e disa portaleve pa Din e pa Iman qe pa dyshim financohen nga Saliu, te cilet qijne edhe nenen eyre per para.

      1. Kafshe shpelle je ti o moterqire qe pranon te denatyrohesh e zhdukesh si komb vetem per nje mut rroge patronazhsiti qe te jep vellai i Vucicit, Ramazan Kristaq robshkerdhyer Rama.

  5. E keqja e Shqiperise nuk eshte Sali Shpella si edhe nje pjese e shpellareve qe nuk kane permbyllur metamorfozen per t’u klasifikuar humane, por edhe e disa portaleve pa Din e pa Iman qe pa dyshim financohen nga Saliu, te cilet qijne edhe nenen e tyre per para.

    1. Ne fakt, metamorfozen per t’u konsideruar human, e kane permbushur plotesisht korifenjte e te majtes shqiptare ( mundesisht intelekuale nga Tepelena) te tipit : Gramoz Ruci-sh mesues rusishteje dhe nje koker kari qe thjesht eshte lindur nen nje yll me fat , Termet Peci ( ish grabites autobusesh dhe xhepisti grades se pare ) , dhe intelektualet e vijes se pare nga Laci : rrok-frroket me shoke, qe mbi te gjitha shquhen per vjedhjen e brekeve te Maddona , vilave te Benzema etj . Ah , me fal se harrova edhe intelektualet e te majtes shqiptare nga burimet e Kavajes te tipit perdhunues minorenesh ne stadiumet e Barit apo qe lene Griseldat shtatezane por fatekeqesisht jua heq Sala femijet nga barku .

    2. O kar me zile, po ti gjysmen e ps ne parlament I ke patur vrases/perdhunues/ ose me e pakta Skenderbejane nga Lapraka, te cilat mbasi hane pirunin ne bythe nga kryeministri vene ne urgjence ne spital ushtarak .Vertet keni surrat ju kurva te tregoni sesi evoulon njeriu? Ku e gjen kurajen te perqeshesh me gjithe ate mut qe na keni sjelle keto 9 vjet ?

      1. Zhuzhu, akoma nuk e ke kuptuar se evolucioni per keta qenje qe na drejtojne eshte vetem krimi? Akoma nuk e ke kuptuar se evolucioni per keto qenje qe bejne komente eahte vetem byrhelepirja? Keta shpresojne te perfitojne ndonje gje si ato ne Dubai qe kenaqin perveraitetet e sheikeve duke bere te njejten fje per shume me pak…

  6. Ai është një djall, një protagonist i së keqes, shkatërruesi më i madh i vendit. Berisha ka një ushtri një paramilitari të tmerrshme. Ky popull shpëtoi nga Enver Hoxha, nga pushtuesit, nga ky nuk shpëton dot nëse nuk do të ishte SHBA.Nje portal qe djek se cfare thote Vucic e putin dhe ju gati ti botoni,kurse fjalen e ambasadorit shqiptar ne OKB nuk e boton farse

  7. Kristaq Rama po e nxjerr fytyren e vet tashme edhe nderkombetarisht, edhe per me skeptiket apo me te verberit!

  8. Masakra e Srebenices ka ndodh ne 1995. Ishte koha kur Saliu i shiste nafte Milloshivicit me firmen Shqiponja, pa llogarit ushtrine e drejtorave te Albpetrolit. Ca jane ne parlament sot, ca te tjere me firma ndertimi ne new york.

    Gjithesesi Saliu nuk ia kishte ngene ta denonte masakren atehere. Nuk e beri edhe pas marrjes pushtetit ne 2005. Kujtohet te beje mbas 27 vjetesh!!! Sekretari PPSH kerkon edhe nje here qe te behet protagonist.

  9. Vila 760 mijë €, pasuria e 4 të përfolurve! Shehu hotel dhe 6 shtëpi, Noka 175 mijë € shtëpi e 2 garazhe, Leskajt i ‘avullon’ pasuria rrugës, Spaho përfitoi si i pastrehë

  10. Nuk ka as nuk ka pasur kurr argument qe mbron veprimet e ram qelbesires; keta qe dalin e permendin saliun….vjellin vrer sa per t ju ngrit nervat…. duhen injoruat

  11. Gjiri i Lalzit i ka kompleksuar politikanët. Në vitin 2015 ato ranë pre e grabitjeve ordinere dhe Policia nxori zbuluar pronarët si Flamur Noka dhe Arben Ristani. Nga turpi që s’i kishin deklaruar vilat, nuk u ankuan kurrë publikisht a në polici. Edhe Arben Krajës së SPAK u raportua se i ndodhi e njëjta gjë në 2021.

    Së dyti, zengjinët i kanë nxjerrë në shitje vilat sepse janë kompleksuar nga blloqet e reja. Tani duan t’i shesin vilat në Lalz e të mblidhen në Palasë a pak më poshtë.Kari vazhdo mbroje perdhunuesin tend salih se do shpetosh veten o malok reac e qelbet

  12. E keni gabim fjaleT e fundit te deklarates Vucic “parlamentet mike”, sepse deklarimi i tij eshte – “Ne do ti pengojme rezolutat kunder genocidit ne parlamentet VASALE”

  13. Kandidati për kreun e PD tha se ka kërkuar debat me kundërshtarin e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar. Kandidati për kryetar në PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha

  14. Ish oficeri i Gardës-Berishës: Të dua më shumë se fëmijët e mij, Bashën e Bardhin do i ha me dhëmbë

  15. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu