• |
ide | kryesore

Rrëzimi rezolutës për Srebrenicën, Berisha: Qëndrim zuzar i Ramës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli sërish për rezolutën që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, e cila u rrëzua nga Kuvendi gjatë seancës së djeshme. Sipas ish-kryeministrit ky ishte akti më i rëndë që ka ndodhur në historinë 30-vjeçare të vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Për çdo shoqëri dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor , moral por edhe ligjor . Siç jeni dëshmitar në Parlamentit e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë në historinë 30-vjeçare të këtij vendi. Refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga Gjykatat ndërkombëtare, Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-jugosllave dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Mbi bazën e vendimit të këtyre gjykatave vendet e lira kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin në Srebrenicë, si aktin më barbar. Këtë e ka bërë Parlamenti Europian, parlamentet e tjera të europës, po ashtu edhe parlamenti i Malit të Zi ku dihet që jetojnë një shumicë e konsiderueshme serbësh. Jo si gjenocid por si masakër në vitin 2019 e ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë, Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Shqipëria jo që nuk dënoi, po shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudomazhorancës së sotme që bëri që Shqipëria dje të refuzojë një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Bosnjë. Në mënyrë absolute unë që po flas para jush, nuk mendoja se kjo rezolutë nuk do të votohej nga mbarë parlamenti. Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë të neverishtme, të personave të inkriminuar në çdo qosh dhe skaj të psikologjisë së tyre. Rezoluta nuk ishte e befasishme, për miratimin e rezolutave ka nene rregullorja dhe siç e dini procedurën nuk e ka në dorë pakica. Rezoluta është dorëzuar nga deputeti Tritan Shehu dhe është shqyrtuar në byro dhe është refuzuar nga qeveria në byronë parlamentare, por rregulli kërkon që nuk mund të jetë qeveria ajo që refuzon. Duhet të jetë parlamenti për ta pranuar apo jo”, tha Berisha, ndërsa shtoi: Rama dhe Balla mashtruan, kur thonë se nuk është votuar kundër rezolutës. Vota e djeshme ishte votra më e egër që ,mund të bëhej në Parlament kundër një rezolute. Nuk është e vërtetë që u shty për më vonë. Rregullorja e Parlamentit ka përcaktime të qarta, kur një rezolutë hidhet poshtë me votë nuk mund të futet më në një afat të shkurtër kohor. Edi Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në stadin e primitivitetit që edhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale dhe njerëzore tua kalosh të tjerëve. Pa asnjë diskutim që PD do të paraqesë dora dorës dhe gjithnjë politikën e saj të jashtme dhe qëndrimet e saj. Qëndrimi ynë ndaj gjenocidit serb në Srebrenicë është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Qëndrimi i Ramës dhe i Ballës është qëndrim zuzar dhe zuzar quhet kur nuk përfill, ligj, normë dhe standard. Dënoj qëndrimin e tyre të djeshëm.”



13 Comments

  1. po kush te pengoi ty sali berisha kur per 8 vite i kishe te gjitha pushtetet dhe as nuk te rane mendje per masakren e srebrenices

  2. Ah more sali nuk e kuptoj pse vazhdon akoma ne politike dhe te ha goja mut , vetem mbron veten sikur je i pafajshem

  3. Po ishe ne ti ne ate kohe mor kriminel qe i ke patjeter duart te lagura me gjakun e atyre te vrareve ne ate genocid qe ndodhi .

  4. O Berishe na ke car karin seriozisht na e ke ca deri aty ku smban m! Po shko mor rrot kari ca karin flet akoma kur je i zhytur ne krime e vjedhje

  5. O plakush ke goje e flet akoma pas gjithe atyre qe ke bere! Rames tia rrush nga mgjesi ne darke pa pushim sepse ka treguar shembullin ekselent te perfaqesuesit

  6. Sali i vdekuri hhahhaha qenka ringjallur😂
    Ik e zer naj vend fshihu qe mos te te gjejne se sdo mbetesh pa ndeshkuar per vjedhjet e krimet qe ke bere

  7. sala pavarsisht se esht i vdekur vazhdon flet edhe derdellis, ti je i pari qe do ndeshku per krimet qe ke ber kundrejt shqiptareve .

  8. sala pavarsisht se esht i vdekur vazhdon flet edhe derdellis, ti je i pari qe do ndeshku per krimet qe ke ber kundrejt shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *