• |
ide | kryesore

Trafikonte klandestinë, arrestohet 36-vjeçari nga Peshkopia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 18”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *