• |
ide | kryesore

Qeveria rrit sërish çmimin e naftës, nga ora 18:00 sot do shitet më shtrenjtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transperancës ka vendosur çmimet e reja për karburantet ditën e sotme të cilat hyjnë në fuqi që nga ora 18:00 dhe janë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Sipas njoftimit çmimi i naftës do të jetë 237 lekë për litër, duke pësuar kështu një rritje prej 5 lekësh, ndërsa çmimi i benzinës 234 lekë. Gazi ndërkohë do të shitet me 90 lekë për litër.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë



9 Comments

  1. Tani edhe budallenjte e kane kuptuar se si eshte loja. Cmimi i naftes shkoi ne 265 leke. Aty dolen ca protestues te shtyre nga qeveria qe genjyen edhe njerezit se po protestonin realisht. Nen “presionin e tmerrshem” te ketyre njerezve u ngrit i ashtuquajturi bord. U be sikur u ul cmimi. Nevojat per te paguar inceneratoret dhe PPP-te e tjera jane qe cmimi i karburanteve (sidomos i gazoilit pasi shumica e makinave jane diesel) te jete diku ne mes te 230 dhe 240 leke. Keta bejne sikur mblidhen dhe caktojne cmimin e ri, ne realitet cmimin e ri ua jep qeveria dhe ata bejne sikur po rregullojne. Delet e blejne karburantin 20-25% me shtrenjte se ne shkurt, por askush nuk ben ze. Qeveria vjedh e qete.

  2. Çmimi ne burse eshte me pak se para lufte dhe çmimi shume me larte kur duhet te ishte e anasjellta .
    Loja me e piset e ketij pushteti me popullin e tij . Mbaje çmimin sa me lart pa kurrfare motivi me te ahtuquajturin bord qe nuk ka per detyre tjeter gje , veçse te vjedh popullin me ligj . Nuk e di se si duroni o popull , dhe sa do vazhdoni te parnoni xhvatjen?

  3. Une nuk do te quaja kryeministrer o i gjati ine por “pezzo da novanta” (krye mafioz)

    Une qeverine tende nuk do ta quaja qeveri por kupole mafioze

    Une ty nuk do te quaja drejtues po KÇK(kap ça te kapesh) apo me sakt XHÇXH(xhvat ça te xhvasesh).

    Ti je KÇK-ja apo XHÇXH e vertete o i gjati ine . Ti dhe sekti antishqipatar mavi jeni e keqja e ketij vendi , largimi yt dhe i ketij sekti eshte domosdoshmeri imediate .

    Diviza jote eshte : Varfero dhe mbaj te varferuar per te vjedhur e per te mbajtur pushtet i patrazuar .
    Diviza e Shqiptareve dhe e ketij kombi , nese do qe te ece perpara dhe te kete prosperitet , duhet te jete : Largimi yt me çdo kusht dhe çmim por mbi te gjitha burgosja jote dhe e plehrave te pangopura qe ke nga pas .

  4. Kot flasim, sa per te shfryre dufin. Njerezit jane oportuniste dhe e votojne. Nuk e kuptojne se kur fitojne nga korrupsioni dhe nga tenderat e padrejte, ato leke jane ne kurrizin tone!

  5. Nuk i ka votuar populli keta,por sorros muti.keta jane te jashtligjshem sepse nuk kane mare me shume se 15% te votave.me te vertet mendoni se keta letyra i ka votuar njeri.eshte trishtuese te shikosh keto cmime ne vendin me te varfer te europes.

  6. Pse te genjen mendja se moterqirat komuniste veterane maskarenj nuk shkojne te votojne per partine? Qe ne 7 te mengjesit spiunat hale shqipkare gezojne qe po ja fusin njerezve te vet.

  7. Ku Jan inferioret e shoqeris shqipetare patronazhistat?? Apo sot pushim , byrek me mut ashtu me mish se o e diel…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *