• |
ide | kryesore

Video/ City rikuperoi dy gola, Mahrez humbet penalltinë e titullit: Guardiola tifoz me Brojën të martën

-Instant, F1, Sport, Video



Gola, emocione dhe shumë intensitet në Londër, në fund Manchester City rikuperoi vetëm pwrgjyswm West Ham dhe gara për Premier League është ende shumë e hapur. Topi tani shkon te Liverpool, i cili të martën, pwrballw Southampton, mund të shkurtojë në -1 dhe më pas të luajë gjithçka në një javë të zjarrtë të fundit. Për skuadrën e Moyes është zyrtare të paktën Conference League.

City e nisi fuqishëm dhe dominoi që në fillim ndeshje, por çuditërisht ishte West Ham që kaloi në avantazh në minutën e 24 me një kundërsulm të përfunduar nga Bowen. Zotërimi i topit ishte në favor të skuadrës së Guardiolës, deri në 82%, por padyshim që nuk mjaftonte dhe me minutë nga intervali Bowen fiksoi dygolëshin me një tjetër kundërsulm. Citizens u tronditën, por Guardiola sic duket do të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes dhe tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Grealish shkurtoi menjëherë distancën: nisi një tjetër lojë, City shtyn me fuqi të plotë, me West Ham të shtypur në zonën e tij. Megjithatë, në minutën e 60′, Bowen shkoi shumë afër trisit pas një rrëmuje mes Ederson, Laporte dhe Zinchenkos. Kaluan tre minuta dhe City u përpoq të bënte sërish vetëvrasje kur Fernardinho ia dhuroi topin Antonios me një pasim prapa, por sulmuesi humbi topin ballë për ballë me Ederson.

West Ham i bëri keq vetes në minutën e 69, me autogolin e Coufal, i cili shënoi 2-2, por Hammers mund të ktheheshin në avantazh në minutën e 77, kur Bowen fshikulloi shtyllën. City e kupton se mund të humbiste dhe u rikthye të krijonte lojë e në minutën e 85, kishte mundësinë e madhe për të përfunduar përmbysjen me penallti: faull i pastër i Soucek ndaj Gabriel Jesus, por Fabianski ishte vendimtar ndaj Mahrez. Shpresat e Citizens u mbyllën këtu dhe Guardiola është ende në kohë për të rrëmbyer titullin.

Premier League England
Tottenham Hotspur 1-0 Burnley
Aston Villa 1-1 Crystal Palace
Leeds United 1-1 Brighton & Hove Albion
Watford 1-5 Leicester City
West Ham United 2-2 Manchester City
Wolverhampton Wanderers 1-1 Norwich City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *