• |
ide | kryesore

Video/ Tottenham (virtualisht) në zonën Champions: kundër Burnley mjaftoi penalltia e Kane

-Instant, Sport, Video



Tottenham parakaloi (ndonëse momentalisht) Arsenalin në vendin e katërt dhe nesër mbrëma do të bëjnë tifo për Newcastle për të frenuar Gunners e t’i mbajnë pas Spurs (që tani janë në +2), kur do të mbeten vetëm 90 minuta deri në fund të Premier League. Conte rrëzoi 1-0 Burnley, në fund të pjesës së parë, kur rezultati u zhbllokua falë penalltisë së konvertuar nga Kane, pas prekjes së topit me dorë nga Long (sinjalizuar nga VAR).

Të gjithë tifozët e Spurs do të jenë ngjitur pas TV nesër mbrëma për të brohoritur në favor të Newcastle. Pasi kanë përmbushur detyrën e tyre në shtëpi kundër Burnley, pas rreth 24 orësh do të jetë radha e Arsenalit t’i përgjigjet Antonio Contes në St James’ Park, për të bërë kundër-parakalimin për vendin e katërt, i fundit i vlefshëm për të kapur trenin e Champions. Nëse lojtarët e Artetës dështojnë, Tottenham do të ketë fatin në duart e tij të dielën e ardhshme në Norwich, në javën e fundit të Premier League.

Pope u përgjigj i gatshëm në tre momente në fillim të ndeshjes: ndaj Son, Kane dhe Davies. Në minutën e 17 ishte Collins ai që priti goditjen e Kane në vijën e portës. Edhe miqtë, megjithatë, nuk mbeten prapa 10 minuta më vonë: Collins shërbeu në thellësi për Cornet, i cili i vetëm me portierin goditi drejt e te Lloris. Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e tetë të shtesës së pjesës së parë: topi ndalet në dorën e Long dhe u pikas nga VAR, arbitri akordoi penallti për Spurs dhe Kane e ktheu në gol. Sulmuesi anglez për pak sa nuk dyfishoi, por ishin miqtë që shkuan shumë pranë 1-1 me shtyllën e goditur nga Barnes. Pak vuajtje në fund, por Conte fitoi 1-0 dhe tani është +2 nga Arsenal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *