• |
ide | kryesore

Temperaturat e nxehta spostojnë dy ndeshjet titull: ja kur do të luajnë Milan e Inter

-Instant, Sport



Çdo detaj mund të bëjë diferencën në këtë finale të kampionatit italian, në të cilin 90 minutat e fundit do të dekretojnë ekipin kampion. Sigurisht, Milani ka një avantazh qetësues, me Sassuolon do të mjaftojë një barazim për t’i zhveshur titullin fanellës së Interit. Për zikaltrit, suksesi, sidoqoftë i detyrueshëm, ndaj Sampdorias mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Lega e Serie A ka vendosur që dy ndeshjet në Reggio Emilia dhe Milano të luhen në orën 18:00 dhe jo siç ishte planifikuar fillimisht në orën 15:00. Një vendim me shumë mundësi i diktuar edhe nga fakti se në fundjavë janë parashikuar temperatura shumë të larta, me kulmin 33/34 gradë në drekë. Një detaj, në fakt, që në fund të kampionatit mund të ndikojë edhe në formën fizike të skuadrave. Nga këtu u vendos për shtyrjen për disa orë të startit të ndeshjeve, me shpresën e një minimumi freskie në mbrëmje.

Sfidat për mbijetesë Salernitana-Udinese dhe Venecia-Cagliari do të luhen njëkohësisht të dielën në mbrëmje në orën 21. Megjithatë, nuk do të ketë njëkohësi për sprintin final për Europa League: Roma, për shkak të finales së Conference League, do ta luajë më shpejt ndeshjen kundër Torinos, të premten, ndërsa Atalanta-Empoli, Fiorentina-Juventus dhe Lazio-Verona janë planifikuar të shtunën në mbrëmje në orën 20:45.

PROGRAMI I JAVËS SË 38
20/05/2022 E premte ora 20,45: Torino-Roma
21/05/2022 E shtunë ora 17,15: Genoa-Bologna
21/05/2022 E shtunë ora 20,45: Lazio-Hellas Verona
21/05/2022 E shtunë ora 20,45: Fiorentina-Juventus
21/05/2022 E shtunë ora 20,45: Atalanta-Empoli
22/05/2022 E dielë ora 12,30: Spezia-Napoli
22/05/2022 E dielë ora 18: Sassuolo-Milan
22/05/2022 E dielë ora 18: Inter-Sampdoria
22/05/2022 E dielë ora 21: Venezia-Cagliari
22/05/2022 E dielë ora 21: Salernitana-Udinese



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *