• |
ide | kryesore

Lefter Koka përballet sërish sot në GJKKO, kërkon masë më të butë sigurie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, do dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin masës së dytë të arrestit me burg, që është caktuar ndaj tij për aferën e inceneratorit të Fierit. Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit.

Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *