• |
ide | kryesore

Kërkesa e Berishës për masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme merr vendim

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, për ndryshimin e masës së sigurisë.

“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zt.Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha midis të tjerash avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

VENDIMI:

NJOFTIM PËR MEDIAT

 

 

  1. Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për marrjen në shqyrtim të kërkesës penale regjistruar pranë kësaj gjykate, me nr. 125 regj themeltar, datë 23.02.2024, që i përket kërkuesit/të hetuarit Sali Berisha dhe kërkuesit/të hetuarit Jamarbër Malltezi.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, Gjykata, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 237, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, vendosi:
  3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Sali Berisha, me objekt “Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr.112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhduar zbatimi me Vendimin nr.117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj kërkuesit lënë në fuqi me vendimin nr.56, date 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar me vendimin nr.520, date 30.12.2023, lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

1.1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal, caktuar me vendimin nr.520 datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. 2. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jamarbër Malltezi, me objekt “Kërkohet revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim Jamarbër Malltezi”, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

2.1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, caktuar me vendimin nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  1. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 12.03.2024 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar



4 Comments

  1. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat,aty te ballkoni domino me dhenderushin

  2. Ju qifsha gjykaten qeverine politiken opopziçken, dhe gjithe ç’eshte shqiptare qe e bene kete vend te nemur!

  3. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *