• |
ide | kryesore

Franc Tuci nuk i shpëton dënimit, ish-kryebashkiaku humb apelin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Franc Tuci



Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Franc Tuci. Ai u arrestua në korrik të vitit që lam pas për shpërdorim detyre. Ish-krybashkiaku sipas SPAK, në kundërshtim me ligjin, ka lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Ndërkohë që Gjykata e Posaçme e ka dënuar atë me 1 vit burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Njoftimi për mediat: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 12.02.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 09 akti, datë 10.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit F.T., N.M., D.M., kundër vendimit nr. 62, datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 62 datë 06.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen ankuesit F.T. 

Fran Tuci ka qenë kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit nga viti 2015 deri në zgjedhjet e majit 2023 kur humbi në garën për mandatin e tretë përballë kandidatit të opozitës Hilë Curri.



1 Comment

  1. Në vendimin e ministrit Balla i cili më 12 shkurt 2024, ka firmosur duke komanduar në këtë post shtetasin Idriz Haxhiaj dhe jo shtetasin Tarazhani.

    Nuk dihet nëse Këlliçi ka patur një informacion të gabuar apo ka thënë qëllimisht një të pavërtet, ndërsa zyrtarisht kreu i kësaj agjencie është shtetasi Haxhiaj.Nje portHal si lapsi qe ben lajm te rreme me fjalet Kullicit te salihut.Te gjithe ne burg kush ka vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *