• |
ide | kryesore

Rivaliteti në kufijtë e çmendurisë; Genoa bie nga kategoria, ultràsit e Sampdorias i organizojnë “funeralin”

-Instant, Sport



Në Xhenova, rivaliteti i futbollit mes tifozëve të Sampdorias dhe Genoas ka qenë gjithmonë shumë i nxehtë. E çdo “fatkeqësi” e rivalëve është gjithmonë mundësia e duhur për të vënë në skenë tallje të të gjitha llojeve. Edhe makabritete. Pas rënies aritmetike të Griffonëve, gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës, ultrasit dorianë, në fakt, janë ekzaltuar duke festuar shpëtimin e tyre, përpara se t’i bënin funaralin Genoas.

“Me keqardhje të madhe lajmërojmë ndarjen nga jeta të Genoas, Cricket and Football Club – lexohej në broshurën e shpërndarë nga mbështetësit e Sampdorias -. Funerali do të bëhet në fund të ndeshjes në sektorin jugor, me një procesion të gjatë, deri në sheshin De Ferrari. Prania e kryqeve dhe qirinjve është e mirëpritur”. U tha u bë. Gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës pas portave, u shfaq një kryq me stemën e Genovas në qendër dhe në fund të ndeshjes tifozët e Samp u mblodhën për t’i dhënë “përshëndetjen ekstreme” Grifonëve me një arkivol dhe kortezh. Një nismë që shkon paralelisht me atë të organizuar në vitin 2011 nga kushërinjtë kuqeblu për Sampin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *