• |
ide | kryesore

Aksident në Sarandë, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë në rrugën hyrëse të qytetit. Dy persona kanë mbetur të plagosur. Përkatësisht të plagosur janë Klaudio Kupi dhe Mikel Hoxha. Kupi bëhet me dije se ka dëmtime në shtyllën kurrizore dhe do të niset për mjekim në Tiranë.

Ndërsa Mikel Hoxha ka dëmtime në kokë . Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të verifikuar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 20.05.2022, në lagjen nr. 1-Sarandë janë përplasur automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. M., me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., dhe automjeti tip “Benc”, me drejtues shtetasin M. H.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benc”, dhe pasagjeri shtetasi K. K., të cilët janë transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *