• |
ide | kryesore

U largua nga lufta në Ukrainë, nëna e 2 fëmijëve strehohet në kështjellën e shekullit të 15-të

-Instant, Lajme, Planet



Një 25-vjeçare ukrainase ka gjetur strehim në një vend të çuditshëm, në një kështjellë të shekullit të 15-të në Irlandë.

Maria Kozlovskaya u detyrua të linte shtëpinë e saj në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporixhizia, pasi filloi pushtimi rus, më 24 shkurt.

Sipas CNN, ajo iku në County Galway, në Irlandë, me dy djemtë e saj dhe tani po jeton në Kalanë Ballinooley.

“Nuk e kam ëndërruar kurrë se mund të jetoj në një kështjellë në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Irlanda ka pranuar më shumë se 30,000 refugjatë ukrainas që nga fillimi i marsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *