• |
ide | kryesore

Vriten 13 civilë pas sulmeve ruse në Luhansk

-Instant, Lajme, Planet



Forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre rreth qyteteve strategjike lindore të Lysychansk dhe Severodonetsk, sipas një deklarate të Ukrainës në përditësimin e saj të fundit, shkruan BBC.

Ndërkohë 13 civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, në 24 orët e fundit, sipas një deklaratë të  kreut të Administratës Ushtarake Rajonale  Serhiy Hayday. Dymbëdhjetë civilë u vranë në Severodonetsk.

Severodonetsk është strategjikisht i rëndësishëm për rusët, sepse kontrolli i tij do t’i mundësonte Rusisë të përparonte drejt perëndimit dhe të bashkohej me forcat ruse në jug-lindje të Izyum.

Ukraina pretendon se ka zmbrapsur 14 sulme ruse dhe ka shkatërruar tetë tanke mes automjeteve të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *