• |
ide | kryesore

Prezantohet projekti i portit të Durrësit, Rama: Portë hyrëse për Ballkanin Perëndimor

-Instant, Lajme, Të fundit



Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë.

“Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj”, tha kryeministri.

Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit. Sipas tyre porti do të jetë një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030. “Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, – u shpreh Kryeministri, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.



36 Comments

    1. More paskan dalë në punë dhe ditë të shtune komentuesit me pagesë të Veliaj. Ça bëni more pisa, lini njerëzit të shkojnë me familjet në plazh pse i futni të bëjnë komente pro qeverisë. Tani të flasim për projektin, nuk po kuptoj pse duhet ndërtuar porti në Porto Romano, sa kushton porti i ri, kush i paguan paratë, sa fiton Fazlliq që ka blerë tokat atje nga kjo, e kujt ishte idea e portit të thatë dhe çfarë ndryshimi ka nga ai i laguri ….etj

      1. O Flamur – dil nga shpella politike e llumit dhe kazanit. Bota ka ecur perpara. Jemi ne shekullin e 21 dhe duhet dhe porti modern, aeroporte dhe rruge moderne. Infrastruktura moderne ndihmon zhvillimin e vendit. Krijim vende te rena pune. Ato nuk krijohen per Edin dhe Saliun, por per popullin shqiptar. Dhe shpellaret politike si puna jote do te perfitojne.

  1. Me zgjerimin e portit keni ber nje gje shume te mire pasi sic that dhe vet lidhja me europe. Perendimore tashme eshte e mundur

  2. Sa bukur ta nisesh diten me nje lajm te tille qe ka shume rendesi per vendin tone . Ky projekt qenka i mrekullueshem ne menyren sesi do ndertohet . Ky port do sjelle mjaft perfitime si ekonomike ashtu edhe turistike .

    1. Nga i nxore këto konkluzione o Klajd palla. Sa kushton ky port dhe sa do fitojmë kur të vihet në punë, çfarë të mite i sjell turizmit ky port mallrash.

    1. Çfarë mrekullie për oligarkët dhe qeveritarët, do vjedhin para 2 herë, edhe me ndërtimin e portit të ri dhe me kthimin e atij ekzistues në një port jahtesh për pasanikët e botës. Ndërkohë mamaja e Lencit më sipër do punësohet në bordellot e zonës elitare.

  3. me ane te ketij projekti turistet do kene nje avantash plus pra pervec aktrasioneve te shumta qe do te vizitojne ata do te kene dhe nje lehtesim ne port gjate mberritjes se tyre ose me sakte munnd ta quajme dhe portin nje atrksion pse jo,

    1. Jam shume kurioz cfare per cfare atraksioni te vecante e ke fjalen, apo vk te kane dhene lek per komente..) Hidh beton kot ne hava. Sot porti punon me 30% te kapaciteteve sepse nuk pajiset, pervecse abuzohet nga politika dhe korrieret e lendeve narkotike..

  4. Me behet qefi qe shoh kete lajm kaq te mir.Nje projekt i mrekulleshem ne portin e Durresit i cili do sjelle mjaft perfitime te mira ekonomike

  5. Te gjitha flliqesite e mesiperme jane bere nga i njejti dorezi.paguajne vetem nje sufllaqe.eshte ulur oferta.

    1. Porti i Durrezit eshte nje plrojekt me vlere tiristike dhe ekonomike pasi krijon mindesine e shume marrveshjeve tregtare me bendet e tjera

      1. do me thene ribehet karabinaja qe “te behen marreveshje tregtare me vendet e tjera”..U zente syte paraja e suvlakit me keto menxyra qe nxirrni nga goja..

  6. investimet nuk kane te ndalurne vendin tone. ky projekt jo vetem qe do te ndihmoje ne anen e importeve por do marre nje tjeter pamje te bukur dhe do ndikoj teper pozitivisht ne vend

  7. le te jemi sa me optimist ne cdo vendim te marre nga qeveria sepse dita dites po kuptojme se sa investime ne vendet e pikat eduhura po realizohen. iu urojme pune te mmbare puntoreve hollandez

  8. Nje projeket fantastike qe e con jo vetem durresin por dhe shqiprin perpara nje gje e mrekullueshme per vendin ton bravo ty o rama qe po sjell keto projektet gjigande

    1. O analfabete Mimoza, Shqipëria shkruhet me shkronjë të madhe . Ka mundësi të më thuash mbi bazë të cilit studim është bërë ky projekt dhe sa është kostoja e ndërtimit të portit të ri

  9. Nje port i cilesis se larte! Shqipra vertet po behet ne nje nga vendet me te zhvilluara si ekonomikisht ashtu dhe shum e vizituar nga turist

  10. Nje super projekt ky qe do i sjelle Durresit nje zhvillim te madh dhe do e ktheje ne nje nga portet me te rendesishme ne rajon

    1. Investime te duhura dhe teper te rendesishme per vendin tone. Nje port i cilesise se larte i cili do te coje ne nje zhvillim te durresit dhe do te jete porte hyrese e importeve

  11. Eshte me verte porte lidhese me perendimin, ky ishte lajm fantastik se porti do na ndihmoj shume ne zhvillimin ekonomik ne import eksport dhe turizem

  12. Porte hyrese per Ballkanin Perendimor! O Rame gjella me krype e krypa me karar! Boll mor burre me keto rrena se na nxore namin ne Europe sikur jemi populli me idjot!

  13. faleminderit o vk qe na tregove se cfare eshte porti i durresit..Ka nja 3 mije vite qe e dijme e nuk kishte nevoje te vije ti nga dimali e tepelena.

  14. Sa me shume rilindas e patronazhiste shihni te komentojne duke ngritur ne qiell nje prijejt qe as e njohin, as mund ti dine efektin, aq me i madh duhet te jete zullumi qe ata duan te mbulojne. Kjo eshte nje afere 2 miliarde dollaresh qe ua kane vjedhur shqiptareve dhe i xhirojne permes offshoreve per ti vjedhur perseri me ne zemer te Durresit. Rama ja ka marre doren ti genjeje shqiptaret shpellare me drita e me ngjyra pa pike vlere e nderkohe tu vjedhe xhepat, njesoj si kolonizatoret qe u merrnin indigjeneve arin dhe u jepnin pasqyra. Porti i vjeter eshte i lidhur me autostraden dhe hekurudhen. Porti i ri jo vetem do kete kapacitete me te pakta se ai aktuali (projektin nuk e nxjerrin pikerisht per kete). Por ky port do kerkoje edhe te tjera miliarda per tu lidhur me hekurudhen dhe autostraden ne menyre qe te behet funksuonal. Edhe keto miliarda delet do i paguajne, mos kujtoni se do ua marre ministrave apo drejtoreve te rilindur

  15. Qnonen Eri, kane plas botet e lali Fikut! Keq fare, po keq! Eshte bere Lapsi pis me njolla mavi, qe komentojne nen ekstazi te plote per kryeveprat e Skizofrenit te Surrelit!

    Besoj edhe kukumalja idiote ne qender te Tiranastanit, per keta qe komentojne me kaq entuziazem, eshte nje nga 25 kryeveprat boterore. Duhet ta marre UNESCO ne ngarkim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *