• |
ide | kryesore

Festa e Milan, Zlatan Ibrahimovic: “Kur erdha njerëzit qeshnin me mua”

-Instant, Sport



Lufta për titullin ka mbërritur në fund me Milan që pas 11 vitesh mungese ngre trofeun e Serie A. Festa i ka përfshirë të gjithë në shtëpinë kuqezi, e padiskutim edhe tifozët që kanë mbushur sheshet.

Te gjitha emocionet e lojtareve , deklaratat dhe fotot nga festa e tyre në Reggio Emilia janë shpërndarë në të katër anët e botës, falë mediave sociale. Ja disa prej fotove dhe deklaratave të emrave më të spikatur te shtepise kuqezi.

Padiskutim lideri i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic ka kujtuar: “Kur mbërrita thashë se doja të ktheja titullin në Milano dhe në konferencën për shtyp dikush qeshte. Por gjithçka është e mundur, është një titull që e ndjej timin dhe është më i rëndësishëm se të tjerët. Unë isha një kalorës për djemtë dhe fituam. Grupi është i fortë, zoti Pioli bëri gjëra të mëdha sepse ishte një situatë e komplikuar por me punën në fund fituam”, tha Zlatan për Dazn.

Ish-presidenti Silvio Berlusconi: “Sonte zemra ime gëzon si ajo e çdo tifozi të kuqezinjve. Është një emocion i thellë të shoh Scudetton në fanellat e Milanit. Skuadra italiane që ka prestigjin më të madh në botë, një ekip që më ka dhënë aq shumë, gjë që më ka lejua të jem presidenti i klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit”, tha Silvio Berlusconi, i cili fitoi gjithçka në periudhën në të cilën ishte pronar i klubit kuqezi.

Ivan Gazidis, CEO kuqezi, foli për Milan TV: “Vërtetë e pabesueshme. Pas 3 vitesh të veçanta dhe më në fud ky klub është në krye, është një krenari e madhe. Këta tifozë janë të veçantë, ata na shtynë në çdo hap dhe këta djem në fushë treguan karakter dhe një forcë të pabesueshme, dëshirë të pabesueshme. Është një krenari e madhe. Ky është një ekip i ri, në të ardhmen, vitin e ardhshëm, ne besojmë se mund të përmirësohemi. Por për sonte ne e shijojmë këtë moment”.

Tifozët kuqezi kanë pushtuar qytetin- Jo vetëm Piazza Duomo, tifozët e Milanit janë gjithnjë e më të shumtë në Piazza XXV Aprile, Piazza Castello, Darsena, Piazza Sempione, Casa Milan dhe përgjatë rrugëve kryesore të qendrës. Policia po monitoron dhe menaxhon fluksin e tifozëve kuqezi që janë shpërndarë në rrugë për të festuar fitoren dhe për momentin nuk ka asnjë incident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *