• |
ide | kryesore

Së shpejti, një film për jetën e Lil’Kim

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperja Lil’ Kim ka zbuluar së fundmi se historia e saj e jetës së shpejti do të tregohet në një film për dashamirët e muzikës në mbarë botën.

Kim konfirmoi biografinë e saj të ardhshme në festën për nder të Biggie-t,  i cili u vra në Los Angeles më 9 mars 1997, në moshën 24 vjecare.

“Absolutisht,” tha Kim kur u pyet nga The Post nëse fansat mund të presin një film që detajon transformimin e saj nga një nëpunëse e Macy’s në fituesen e Grammy.

Reperja tregoi gjithashtu  se filmi do të përfshijë dhe pjesë nga libri i saj i kujtimeve i cili do të dalë më vonë këtë vit.

Në libër, ajo do të zbulojë detaje intime rreth dashurisë së saj për Biggie, me të cilën, pavarësisht se ishte e martuar me këngëtarin Faith Evans, ajo ndante një lidhje pasionante.

“Oh zot,” u shpreh artistja për të gjitha të dhënat e saj të ardhshme. “Të gjithë do të dinë gjëra që nuk i dinin kurrë.”

Këngëtarja është e njohur për këngën ‘Lady Marmalade’ në bashkëpunim me Christina Aguilera,Mya, P!nk./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *