• |
ide | kryesore

Courtney Love mbron publikisht Johnny Depp: Më shpëtoi jetën

-Instant, F1, Paparazzi



Këngëtarja Courtney Love ka zbuluar së fundmi se Johnny Depp i i shpëtoi jetën pasi kaloi në mbidozë jashtë “The Viper Room” në 1995.

Klubi ikonë, i vendosur në Sunset Strip në West Hollywood, Kaliforni, fillimisht ishte në bashkëpronësi të Depp dhe një vend për të famshëm në vitet ’90.

“Nuk dua të bëj gjykime publikisht. Thjesht dua t’ju them se Johnny më bëri CPR në 1995 kur kalova në mbidozë jashtë The Viper Room, “deklaroi  Love, 57, në një video të postuar në mediat sociale.

Në kohën e incidentit, Love po vuante  humbjen tragjike të bashkëshortit Kurt Cobain, i cili vdiq nga vetëvrasja në vitin 1994 në moshën 27-vjeçare. Të dy u martuan në vitin 1992 dhe patën një fëmijë së bashku: vajzën Frances Bean, tani 29 vjeç.

Love tregoi se Depp  kontaktoi me  vajzën e saj në shumë raste. Ajo pretendon se aktori i shkroi Frances një letër për ditëlindjen e saj të 13-të.

“Johnny, kur unë isha duke luftuar varësinë dhe Frances duhej ta vuante këtë me gjithë këta punonjës socialë, i shkroi asaj një letër me katër faqe që ajo nuk ma kishte treguar kurrë,” shpjegoi artistja, duke vënë në dukje se nuk e njihnte mirë Johnny atë kohë.

“Më pas ai dërgoi limuzinat në shkollën e saj, ku të gjithë punonjësit social po e bezdisnin përsëri,  që ajo dhe të gjithë miqtë e saj të shkonin të shihnin  ‘Piratët e Karaibeve”, vazhdoi ajo. “Ai e bëri atë shumë herë.”

Courtney shtoi, “Unë kurrë nuk kam parë një nga ata filmat “Pirates”, por Frances i pëlqen. E dini, ajo më tha kur ishte 13 vjeçe, “Mami, ai më shpëtoi jetën.”

Në fund të videos, Love e bëri të qartë se ndërsa po merrte anën e Depp në gjyqin për shpifje, i vinte keq për Heard.

“Kam qenë gruaja më e urryer në Amerikë. Unë kam qenë gruaja më e urryer në botë përpara TikTok dhe është me të vërtetë…Më vjen keq  për Amberin. A mund ta imagjinoni të jeni në vendin e saj?”

“Por nëse përdorni një lëvizje për përfitimin tuaj personal, atëherë shpresoj që drejtësia të shërbehet sido që të jetë”, përfundoi bashkëshortja e Kurt.

Depp aktualisht po lufton në gjykatë me Heard,për një shkrim të Washington Post të vitit 2018 që ajo shkroi, në të cilin e paraqiste veten si viktimë e dhunës seksuale.Ndërsa aktorja nuk e përmendi atë me emër, ylli i “Edward Scissorhands” pretendon se artikulli njollosi reputacionin dhe karrierën e tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *