• |
ide | kryesore

Fatura e titullit paguhet në Champions 2022/2023: Milan në vazon e parë, Inter zbret në të tretën

-Instant, Sport
Champions



Festë e dyfishtë për Milanin, i cili me fitoren e titullit kampion, pas vazos së katërt të sezonit të kaluar kthehet në Champions League nga porta kryesore dhe në shortin e 25 gushtit do të jetë kokë grupi. Befasi e dyfishtë ndërkohë për Interin: vitin e kaluar në vazon e parë, pas triumfit në kampionat e tashmë i zbritur në të tretin, me një short që rrezikon të jetë shumë i komplikuar. Vazo e tretë edhe për Napolin, i cili për herë të shtatë në epokën e De Laurentiis do të jetë në fazën e grupeve, ndërsa Juventusi do të jetë në vazon e dytë dhe mund të shpresojë për një short më të butë.

VAZO E PARË – Janë këtu skuadrat fituese të kampionateve kryesore evropiane sipas renditjes, bashkë me fituesin e Europa League Eintracht Frankfurt. Triumfi në Champions mund të shtojë aty edhe Liverpool, ndërsa nëse Reali tashmë i kualifikuar nga La Liga do të triumfonte, në vazon e parë do të ngjitej Ajax, fituesi i kampionatit të shtatë sipas renditjes.
1 CL Liverpool/nëse fiton Real atëherë Ajax – 2 UEL Eintracht – 3 Man City – 4 Real Madrid – 5 Milan – 6 Bayern – 7 PSG – 8 Porto

VAZO E DYTË – Nga vazo e dytë në të katërtën, përpilimi bëhet në bazë të renditjes. Ekipeve tashmë të sigurta për të qenë në nivelin e dytë mund t’i bashkohet Liverpool, nëse humbasin finalen e Champions League.
1 Chelsea – 2 Barcelona – 3 Juventus – 4 Atletico – 5 Sevilla – 6 Tottenham – 7 Leipzig – 8 Ajax/Liverpool (nëse nuk e fitojnë Champions League)

VAZO E TRETË – 1 Borussia – 2 Salzburg – 3 Shakhtar – 4 Inter – 5 Napoli – 6 Benfica – 7 Sporting – 8 Bayer Leverkusen

VAZO E KATËRT – 1 Rangers – 2 Dinamo Zagreb /Trabzonspor/Malmo – 3 Crvena Zvezda – 4 Marseille – 5 Olympiacos – 6 Copenaghen – 7 Brugge – 8 Celtic

KALENDARI
Raundi paraeliminator (shorti 7 qershor) – 21 dhe 24 qershor
Raundi i parë kualifikues (shorti 14 qershor) – 5 dhe 6 korrik (ndeshja e parë), 12 dhe 13 korrik (kthimi)
Raundi i dytë eliminator (shorti 15 qershor) – 19 dhe 20 korrik (ndeshja e parë), 26 dhe 27 korrik (kthimi)
Raundi i tretë kualifikues (shorti 18 korrik) – 2 dhe 3 gusht (ndeshja e parë), 9 gusht (kthimi)
Playoff-et (shorti 1 gusht) – 16 dhe 17 gusht (ndeshja e parë), 23 dhe 24 gusht (kthimi)
Grupet, java e parë (shorti 25 gusht) – 6 dhe 7 shtator
Grupet, java e dytë – 13 dhe 14 shtator
Grupet, java e tretë – 4 dhe 5 tetor
Grupet, java e katërt – 11 dhe 12 tetor
Grupet, java e pestë – 25 dhe 26 tetor
Grupet, java e gjashtë – 1 dhe 2 nëntor
Raundi i 1/8 (shorti 7 nëntor) – 14, 15, 21 dhe 22 shkurt (ndeshja e parë), 7, 8, 14 dhe 15 mars (kthimi)
Çerekfinalet (shorti 17 mars) – 11 dhe 12 prill (ndeshja e parë), 18 dhe 19 prill (kthimi)
Gjysmëfinalet – 9 dhe 10 maj (ndeshja e parë), 16 dhe 17 maj (kthim)
Finalja – 10 qershor në stadiumin Ataturk në Stamboll



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *