• |
ide | kryesore

Presidenti i ri/ Konferenca e Kryetarëve vendos 30 majin për raundin e tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas dështimit të raundit të dytë, Konferenca e Kryetarëve vendosi sot qe raundi i trete për votimin e kandidaturave për president te mbahet me 30 maj.

Konferenca nisi rreth orës 15:00, ndërsa vijoi me diskutime.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka propozuar që data 30 maj të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit.

“Raundi i radhës, 30 maj ora 10:00. Shpresoj të kemi votim dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Balla. Ky propozim u miratua nga kryetarja e Konferences, Lindita Nikolli.

Edhe në raundin e dytë, sipas marrëveshjes opozita ka të drejtë të propozojë kandidatin për President, por sikundër ka paralajmëruar edhe kreu i grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nëse edhe ky raund do të digjet, atëherë do të jetë maxhoranca që do të zgjedhë kreun e ri të shtetit.

Megjithëse java nisi me një pakt mes maxhorancë dhe opozitës që i jepte kësaj të fundit të drejtën që të propozojë kandidatë në raundin e dytë dhe të tretë, konsensusi zgjati më pak se 48 orë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *