• |
ide | kryesore

Siguria për finalen e nesërme/ Vijnë forca policie nga Italia dhe Holanda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



28 policë italianë e holandezë do të jenë në Tiranë për ndeshjen e “Conference League’.

Kështu u shpreh drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Rebani Jaupaj në intervistë për Euronews Albania.

“Për të mbajtur në kontroll këtë kategori tifozësh, në Tiranë kanë mbërritur 14 oficerë italianë dhe 14 holandezë, të cilët kanë njohje të situatave me këto tifozë dhe që do asistojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes”, u shpreh ai.

Japuaj tha se në terren do të jenë rreth 2800 efektivë policie.

“Nga sot në mëngjes policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Rreth 2800 efektive do jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes. Nga informacionet që kemi nga çdo ekip do jenë rreth 400-500 huligane apo tifozë ‘problematikë’”, u shpreh ai.

Kufizimi i rrugëve do të nisë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 00:00 kur përfundon dhe eventi së bashku me festimet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *