• |
ide | kryesore

Projekti i fundit i Virgil Abloh, Nike x Louis Vuitton

-Instant, Paparazzi, Slider



Projektet e fundit të Virgil Abloh para vdekjes së tij mbërritën në New York City. Drejtori i ndjerë artistik i veshjeve për meshkuj Louis Vuitton la gjurmën e tij në modë duke sjellë në lojë këpucën ikonike të Nike Air Force 1. Louis Vuitton dhe Nike “Air Force 1” nga Virgil Abloh debutuan në fillim të këtij viti me vetëm 200 palë.
Atletet e kërkuara u shitën për 25.3 milionë dollarë në një ankand në Sotheby’s. Konsideruar si një vepër arti, të ardhurat e tyre shkuan drejt një fondi bursash për studentët e modës “Black”.
“Ky objekt ka ndodhur shumë përpara meje, por për të arritur në një kontekst ku është bashkuar me bluzën dhe kostumin, logjika e tij ka qenë 40 vjet në përgatitje,” tha Abloh.
“Nuk është krejtësisht një këpucë. Është një objekt arti. Nuk ka nevojë as të jetë në këmbët e dikujt”, tha Abloh për FT para se të vdiste. “ Air Force 1 është një këpucë basketbolli, por përmes kulturës hip-hop, ka dhënë energjinë e një skulpturë përfaqësuese. Do të thotë shumë për njerëz specifikë.”

Për të mbajtur trashëgiminë dhe emrin e tij të gjallë, shtëpitë e modës hapën një instalacion në Brooklyn për të shfaqur “Air Force 1” të Abloh. Ekspozita shfaq 47 palë këpucë në struktura pasqyre dhe betoni. Disa struktura mbajnë gjithashtu disa thënie për të cilat Virgjili ishte i njohur, të tilla si: “A je turist apo purist?” “Kush e bëri i pari? Ku e morën idenë? A është e re?”

Këtë verë, nëntë “përsëritje” të këpucëve do të shiten, me çmime që fillojnë nga 2,750 dollarë. Ekspozita Louis Vuitton dhe Nike “Air Force 1” nga Virgil Abloh është e hapur në “73 West Street” në Brooklyn deri më 31 maj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *