• |
ide | kryesore

Video/ Pranga tifozit të Feyenord: policia sulmohet nga ultrasit që e lirojnë

-Instant, Sport, Video



Hyrja në stadium është edhe momenti tjetër delikat i finales. Në kohën kur tifozët i drejtohen impiantit Arena Kombëtare, një incident ka ndodhur jashtë stadiumit, kur turma të mëdha tifozësh prisnin në radhë për t’u futur në brendësi, për të ndjekur finalen e Conference League.

Në postblloqet e policisë, për kontrollin e tifozëve, është ndalur nga policia njëri prej tyre në afërsi të pallatit të Kongreseve. Tifozi i Feyenoord ka bërë rezistencë, duke detyruar forcat e rendit ta ndalojnë, por ultrasit hollandezë janë bërë grup, duke shkuar drejt policisë dhe duke i detyruar t’i heqin prangat.

Pas negociatave që zgjatën disa minuta, sic raporton Panorama Sport, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit të Feyenoord, për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje me tifozët holandezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *