• |
ide | kryesore

U përplas me një kamion në Itali, ndërron jetë shqiptari

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. Mësohet se viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Viktima ishte duke udhëtuar me makinën e tij kur u përplas me një kamion në Brescia.


Si pasojë e përplasjes së fortë, 42-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë. Automjeti i tij ishte shkatërruar tërësisht.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen, teksa policia nisi hetimet për të zbardhur dinamikën.

Në të njëjtën rrugë, disa minuta pas këtij aksidenti, një tjetër automjet u përplas me një kamion, por pa pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.