• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u sulmua me tortë piktura e famshme e Mona Lisës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dashamirët e artit kanë mbetur të shtangur kur një person i maskuar si një plakë kërceu nga një karrige me rrota dhe i hodhi një tortë Mona Lizës në muzeun e Luvrit.

Pamjet e incidentit tregojnë pikturën me famë botërore të lyer me tortë nga një protestues për natyrën i cili është tërhequr zvarrë nga rojet e sigurisë. Shikuesit e shumtë e shohin atë të habitur.

Për fat të mirë, kryeveprës nuk i është shkaktuar asnjë dëm, pasi ajo mbrohet nga një ekran antiplumb.

Huligani, i cili ishte në një karrige me rrota dhe i veshur me paruke dhe buzëkuq, sulmoi pikturën në një protestë për mbrojtjen e klimës. Pas sulmit ai bërtiti: “Mendoni për Tokën. Njerëzit janë në proces të shkatërrimit të Tokës! Artistët mendojnë për Tokën, prandaj e bëra këtë. Mendoni për planetin!”

Portreti i famshëm i Leonardo Da Vinçit u pikturua në vitin 1503 dhe është bërë një nga veprat më të famshme të artit në botë. Ai shikohet nga mbi 10 milionë njerëz në vit, dhe kjo nuk është hera e parë që vihet në shënjestër.

Në vitin 1956, Mona Lisa u spërkat me acid, ndërsa në vitin 2009 iu hodh një filxhan çaji. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. A te qifsha robt e buzekuqit. Shko thuaj Elites qe “ju qan zemra per ndotjen e planetit” qe te thone ty qe po ndot planetin duke ngrene mish e bere pordha, nderkohe vet shkojne ne Davos me avione private tek pull vetem nje person me pilotin brenda. Elites leftiste dhe leftistave dele si puna e ketij duhet t’ju shkerdhesh robt ku i kane e si kane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *