• |
ide | kryesore

Refugjatja ukrainase në Angli njeh bojlerin dhe çarçafët e saj mbi tankun rus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një refugjate ukrainase në Britaninë e Madhe thotë se ka njohur sendet e grabitura nga shtëpia e saj, mbi një tank rus në një foto të publikuar së fundmi. Alina Koreniuk thotë se kutia në foto përmban një bojler të ri që ajo planifikoi ta instalonte përpara se të fillonte lufta.

Ajo dhe fëmijët e saj u larguan nga Ukraina më 8 prill dhe po qëndrojnë me një çift britanik në Nottinghamshire. Fotografia, e bërë në fund të majit, tregon një tank duke lëvizur pranë ndërtesave të banimit të bombarduara në qytetin e Popasna. Forcat ruse kontrollojnë qytetin në rajonin e Luhansk, që nga 8 maji.

Koreniuk thotë se fotografia është bërë në një rrugë vetëm 5 minuta larg shtëpisë së saj. Fillimisht ajo u pa nga bashkëshorti i saj. “Ai tha: “A vini re ndonjë gjë të çuditshme në këtë foto” dhe më pyeti nëse unë shihja atë që ai pa në të” – tha ajo për BBC.

Përveç bojlerit, sendet e tjera ishin një mbulesë tavoline nga shtëpia verore e familjes, çarçafë të rinj Disney për fëmijët e saj dhe një batanije të kuqe. Ajo tha se shihte edhe një batanije që mbulonte diçka, ndoshta një televizor ose pajisje të tjera elektronike.

“Reagimi ynë ishte se çfarëdo që nuk kishin shkatërruar do ta vidhnin. Ne prisnim që shtëpitë në Popasna të grabiteshin. Na kishin thënë shumë herë për këtë” – tha ajo. Shumë banorë të zonave të okupuara të Ukrainës janë ankuar për plaçkitje nga trupat ruse. ©LAPSI.al

Close up shows looted possessions on a Russian tank

Alina (R) with her motherMap showing area around Severodonetsk, updated 29 May



6 Comments

    1. O idjote, beni paqe se u shojti Rusi. Mos beni qefin e ShBA por shpetoni kokat se batanije dhe breke ben fabrika perseri!

  1. Si nuk ju vjen turp more me keto plehra lajme. Perse duhet te mbani patjeter ane ne kete ngjarje. Perse nuk heshtni. Realiteti eshte krejt ndryshe nga narrativa e CCN-it, BBC-se dhe te gjitha lajmeve plehra qe japin mediat e Amerikes dhe Anglise. Shqipetaret duhet te qepin halene dhe te shikojne vendin e tyre qe degjeneron cdo dite e me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *