• |
ide | kryesore

Deklarata e Putin për Kosovën, ambasadori i Shqipërisë në OKB: Nuk ka asnjë ngjashmëri me Ukrainën!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin, disa herë e ka krahasuar rastin e Kosovës me atë të Donetskut dhe Luhanskut, duke pretenduar në këtë mënyrë njohjen e tyre si rajone të pavarura.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në konferencën e parë të presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit në OKB, theksoi se “mes Kosovës dhe Doneskut nuk ka asnjë ngjashmëri”.

Kosova nuk është në agjendën e punës së Këshillit të Sigurimit për muajin qershor, kur në krye do të jetë Shqipëria, megjithatë, Hoxha u shpreh se “duhet ta theksoj dhe njëherë se nuk ka asnjë ngjashmëri mes dy vendeve”.

“Për hir të së vërtetës nuk ka asnjë ngjashmëri mes historisë në Kosovë dhe ndonjë vendi tjetër. Kosova nuk është më një çështje për paqen që duhet diskutuar, sepse sot është një shtet i ndërtuar me të gjitha institucionet dhe po zhvillohet me shpejtësi”.

Nuk e kemi harruar çfarë ka ndodhur, por po ecim përpara! Nuk do të ngecim në të shkuarën, tha Hoxha para gazetarëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *