• |
ide | kryesore

Vrasja e dyfishtë në vitin ’97 në mes të Tiranës, ekstradohet nga SHBA Tomor Çela

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është ekstraduar nga SHBA-ja Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë në vitin 1997.

Tomor Çela ishte shpallur ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e kishte dënuar me 23 vjet burgim, për vrasje dhe armëmbajtje paleje.

Sipas Gjykatës, Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e shënuar në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.

Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg.

“Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.” – thekson policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *