• |
ide | kryesore

Zelensky: 243 fëmijë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i luftës

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se 243 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftë dhe 200,000 fëmijë janë dërguar me forcë në Rusi, sipas The Guardian.

Zelensky vuri në dukje Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit të mërkurën, duke pretenduar se 243 fëmijë janë vrarë, 446 janë plagosur dhe 139 janë të zhdukur.

Duke folur në lidhje me 200,000 fëmijët që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi , ai tha:

“Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht rrëmbimi i njerëzve, por t’i bëjë ata të harrojnë Ukrainën dhe të mos kthehen. Ukraina nuk mund të pushtohet, se populli ynë nuk do të dorëzohet dhe fëmijët tanë nuk do të bëhen pronë e pushtuesit”, përfundoi Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *