• |
ide | kryesore

Noka apo Ristani/ Kush do jetë “numri 2” në PD dhe nënkryetarët e rinj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon numërimi i votave në selinë e PD, për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese. Këtë të premte u votua për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe drejtuesit e Sekretariateve të ndryshme.

Flamur Noka po shkon drejt zgjedhjes në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, pasi po kryeson me 137 vota, kundrejt Arben Ristanit i cili ka mbledhur deri tani 46 vota.

Ndërkohë, për postin e nënkryetarit, në avantazh është Luçiano Boçi me 112 vota, i ndjekur nga Oerd Bylykbashi me 88 vota.

Në vend të tretë renditet Belind Këlliçi me 80 vota dhe në fund e mbyll Agron Shehaj me 61 vota. Nga katër kandidatët për nënkryetar zgjidhen vetëm 2 prej tyre. ©LAPSI.al

Sekretar i Përgjithshëm

Flamur Noka – 137
Arben Ristani – 46

Nënkryetarë

Luçiano Boçi – 112
Oerd Bylykbashi – 88
Belind Këlliçi – 80
Agron Shehaj – 61



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *