• |
ide | kryesore

Këlliçi: Drejtorët e Veliajt morën 30 milionë euro në 7 vjet, afera është edhe më e madhe

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këllici



Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, në zgjedhjet e vitit të kaluar, Belind Këlliçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kompania e drejtorëve të arrestuar të bashkisë kanë marrë në 7 vitet e fundit 45 tendera me një vlerë prej 30 milionë eurosh. Por Këlliçi tha se afera është edhe më e madhe dhe Veliaj ka patur dijeni të plotë.

“Nëse do të kishim të bënim vetëm me një tender, vetëm me një procedurë në 8 vite, me të vërtetë një kryetar bashkie mund të thotë se nuk ka patur dijeni, është rast i izoluar dhe nuk mund të mbaj përgjegjësi. Por prapë ka një përgjegjësi morale. Por kjo ka nisur që në 2016 kur këta kanë nisur punën me një tek elektricist, “Igor Elektrik”, kanë filluar të marrin tendera me këtë kompani, ia kanë ndërruar emrin në “VAS Konstruksion”, më pas e bënë “5D”.

Ndaluan ankimimet dhe filluan të marrin tenderat e mëdhenj, u lidhën edhe me kompani të tjera dhe kanë marrë 45 tendera në vlerën e 30 milionë eurove. Kaq kam denoncuar unë, por unë besoj se afera është shumë më e madhe dhe paratë e vjedhura janë shtuar shumë më shumë. Atëherë i bie Erion Veliaj në këto 7 vite nga viti 2016 deri në 2023 kur unë kam bërë denoncimin për drejtorët e bashkisë dhe drejtuesit e shtabit elektoral të PS-në në Tiranë. Nuk ka njeri normal që mund të dëgjojë këtë alibi dhe ta besojë. Veliaj është një kryetar bashkie i kapur në flagrancë.

Pak minuta më parë më thanë se ka ardhur një lajm se do të bëhet një proces vettingu të kompanive që marrin pjesë në gara. Kjo është hera e para që organizohen protesta për dorëheqjen ndaj kryetarit të bashkisë. Taulant Tusha dhe Ermal Kapllani në një dokument të vitit 2018 angazhoheshin me mbartjen e dherave për kompaninë Integrated Energy. Këto marrëveshje janë nënshkruar në bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliaj ka patur dijeni” – tha Këlliçi. /LAPSI.al



4 Comments

    1. O Malolu, Tiranën mbase nuk di t’a drejtojë po të paktën nuk vjedh. Lali Fiku të vjedhë dhe bën si i ndershëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *